Bedrudin Brlyavac
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 05 Dhjetor 2019
Trajneri i Paris Saint Germain (PSG) Thomas Tuchel mund të bëhet trajneri i ri i Bayernit të Mynihut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan “Bild”-i gjerman, Tuchel mund të ulet në pankinën e klubit bavarez, ndërsa Hansi Flick, trajneri i përkohshëm i Bayernit, do të ishte ndihmësi i tij i parë.
Tuchel ka marrëveshje me PSG-në deri në vitin 2021, ndërsa qëndrimin e tij do ta vendos paraqitja e ekipit francez në Ligën e Kampionëve. Në rast të shkarkimit eventual, drejtuesit e Bayernit do të dëshironin ta shihnin në klub.
Tuchel ka marrëdhënie shumë të mira me Flick, ndërsa prej më herët njihet me Bundesligën.
Një sezon e gjysmë kaloi në Borussia Dortmund, rivalin më të madh të Bayernit, para se në vitin 2018 të kalojë në PSG.