Abdulkadir Karakaya
21 Shkurt 2024•Përditësim: 22 Shkurt 2024
Klubi i Bundesligës gjermane Bundesliga, Bayern Munich, njoftoi se do të ndajë rrugët me trajnerin Thomas Tuchel në fund të sezonit, raporton Anadolu.
Në deklaratën e klubit thuhet se Tuchel, i cili ka kontratë deri më 30 qershor 2025, nuk do të vazhdojë të drejtojë klubin.
Trajneri gjerman u emërua për të zëvendësuar Julian Nagelsmannin në mars 2023.
Bayern Munich është tetë pikë prapa liderit Bayer Leverkusen pas xhiros së 22-të këtë sezon.
Tuchel (50), i cili më parë ka drejtuar klubet Mainz, Borussia Dortmund, PSG dhe Chelsea, fitoi kampionatin sezonin e kaluar me Bayern Munichun.