Ekip
05 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
HAMBURG (AA) – Trajneri i përfaqësueses gjermane në futboll Joachim Low, është shprehur skeptik lidhur me idenë e presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, sipas të cilit Botërori do të duhet të zgjerohet në 48 skuadra, raporton Anadolu Agency (AA).
Të hënën Infantino prezantoi idenë e tij, sipas të cilës, 16 ekipe do të eliminoheshin në fazën e parë të ndeshjeve në grupe.
Siç shkruajnë mediat gjermane, Low ka thënë se nuk është i njoftuar në tërësi me planet konkrete të FIFA-s por theksoi se formati i tanishëm me 32 ekipe është “i shkëlqyer dhe ideal”.
Low, i cili në vitin 2014 drejtoi Gjermaninë drejt titullit të kampionit botëror nënvizoi se në kampionatet botërore dhe evropiane do të duhet të luajnë përfaqësueset më të mira dhe se shtimi i numrit të ekipeve do të ulë cilësinë e ndeshjeve.