Doğa Kırmızıoğlu
05 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Klubi i Premier Ligës angleze të futbollit, Tottenham Hotspur, është duke kaluar në një periudhë të vështirë ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, klubi njoftoi se është arritur një marrëveshje për një kredi prej 175 milionë sterlinash nga Banka e Anglisë për të parandaluar një krizë të madhe ekononime pas pandemisë.
Në deklaratë thuhet se deficiti buxhetor vitin e ardhshëm mund të arrijë në 200 milionë sterlina për shkak të humbjeve të të ardhurave nga anulimi i ndeshjeve të Ligës së Futbollit Amerikan (NFL) që plnaifikohej të zhvilloheshin këtë vit, koncerteve dhe ngjarjeve të tjera sportive, shitjes së biletave dhe të ardhurave televizive.
Këtë sezon, Tottenham, e menaxhuar nga Jose Mourinho, gjendet në vendin e tetë me 41 pikë në ligën më të lartë angleze, e cila pritet të rifillojë më 17 qershor.