Can Erözden
04 Shtator 2020•Përditësim: 05 Shtator 2020
Tenisti britanik, Andy Murray është eliminuar nga US Open 2020 në raundin e dytë të kategorisë për meshkuj të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fituesi i vitit 2012 u mund nga tenisti i 15-të, Felix Auger-Aliassime nga Kanadaja.
Auger-Aliassime, 20 vjeç, dominoi gjatë gjithë ndeshjes me setet 6:2, 6:3 dhe 6:4 për të kaluar në fazën tjetër të US Open.
Ndërkohë, në kategorinë për femra, veteranja amerikane Serena Williams (38) mundi kundërshtaren e saj ruse, Margarita Gasparyan 2:0 në sete 6:2 dhe 6:4 të enjten.
Tenistja e tretë në botë Williams do të luajë kundër bashkëkombases së saj Sloane Stephens në raundin e tretë.
Stephens ishte fituesi i US Open në vitin 2017.