Can Erözden
08 Korrik 2021•Përditësim: 12 Korrik 2021
Sulmuesi senegalez, Khouma Babacar, i cili luan për ekipin turk Aytemiz Alanyaspor, sot pësoi spazmë në zemër, njoftoi klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Alanyaspor në Twtter theksoi se Babacar, 28-vjeç, u diagnostikua me spazmë në zemër në ekzaminimet fillestare në një spital shtetëror pasi u ndje keq në kampin parasezonal të ekipit në Burdur, në jugperëndim të Turqisë.
Klubi shtoi se Babacar do të ketë teste dhe trajtim të mëtejshëm në një spital privat në Alanya.
Babacar u bashkua me Alanyaspor në vitin 2020 nga Sassuolo i Italisë.
Ish-sulmuesi i Fiorentinës ka shënuar 12 gola në 28 paraqitje për Alanyaspor.