Superkupa e Shqipërisë është fituar për të dytin vit radhazi nga skuadra korçare. Kështu Skënderbeu ka fituar Superkupën e Shqipërisë, ndeshje kjo e luajtur të dielën në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa".
Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa ka mundur Flamurtarin me rezultatin 1-0.
Anadalu Agency (AA) raporton se pas një ndeshje përgjithësisht të ekuilibruar, skuadra korçare e ka prishur këtë ekuilibër në pjesën e dyte me anë të Nimagas, qe ka shënuar brenda zonës vlonjate, gol ky që i ka sjell jo vetëm fitoren Skënderberut, por edhe marrjen e trofeut të Superkupës së Shqipërisë.
Pas këtij momenti, loja u bë më e hapur dhe si Flamurtari ashtu edhe Skënderbeu me kundërsulm patën mundësi të shënonin. Por vërshëllima e fundit e gjyqtarit Jemini, i la shifrat 1-0 dhe korçaret fituan trofeun e pare të edicionit të ri.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dorëzuar kapitenit të Skënderbeut Kupën e aktivitetit mes duartrokitjeve të të pranishmeve dhe tifozëve.