Sport

Shqipëria humb ndeshjen me Francën

Ndeshja e zhvilluar në "Stade de France" ka përfunduar me rezultatin 4-1 në favor të kampionit të fundit botëror

Fatjon Cuka   | 08.09.2019
Shqipëria humb ndeshjen me Francën ( Mustafa Yalçın - Anadolu Agency )

Paris

Shqipëria ka humbur ndeshjen me Francën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Futboll "EURO 2020", raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e zhvilluar në "Stade de France" ka përfunduar me rezultatin 4-1 në favor të kampionit të fundit botëror, ku golat për ekipin francez u shënuan nga Kingsley Coman, Olivier Giroud dhe Jonathan Ikoné.

Goli i vetëm për Kombëtaren e Shqipërisë u shënua nga Sokol Çikalleshi.

Para ndeshjes, himni kombëtar i Shqipërisë u ngatërrua dy herë, ku në vend të tij u intonua i Andorrës dhe Armenisë.

Shqipëria ndeshjen e radhës e ka më 10 shtator përballë Islandës në "Elbasan Arena".

Për fazën eliminatore të "EURO 2020" Shqipëria është në grupin H, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın