Fatjon Cuka
25 Mars 2017•Përditësim: 25 Mars 2017
TIRANË (AA) -Ndeshja Itali-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018” ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të kombëtares italiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pjesën e parë të ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo, me golin e shënuar në minutën e 12-të nga De Rosi, ekipi i Italisë kaloi në avantazh.
Ndërkohë pjesa e dytë është ndërprerë në minutën e 57-të për shkak të hedhjes së tymuesve në fushë, për të rifilluar përsëri pas disa minutash.
Në minutën e 71-të Italia thellon rezultatin, ku Imobile shënon golin e dytë për kombëtaren e Italisë, ndërsa me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja.
Spanja dhe Italia kryesojnë në grupin G, me nga 13 pikë secila, ndërsa Shqipëria mbetet në vendin e katërt me 6 pikë.