Sport

Schalke ngec në ligën gjermane, sërish me humbje

Fortuna Dusseldorf përmbysi rezultatin nga 1:0 dhe arriti të shënojë fitore ndaj Schalkes me 2:1

Can Erözden  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Schalke ngec në ligën gjermane, sërish me humbje

Ankara

Schalke zhgënjeu përsëri tifozët e saj të mërkurën, duke pësuar difatë 2:1 nga Fortuna Dusseldorf në ligën gjermane të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mesfushori amerikan Weston McKennie shënoi golin e avantazhit në minutën e 53-të duke i çuar në epërsi mysafirët e Schalke-s me 1:0 në Dusseldorf.

Por, Fortuna Dusseldorf shënoi dy gola radhazi për të mposhtur Schalken.

Lojtari gjerman Rouwen Hennings barazoi në minutën e 63-të ndërsa sulmuesi turk Kenan Karaman shënoi golin e fitores pesë minuta më vonë.

Fortuna Dusseldorf fitoi ndeshjen e Bundesligës me rezultatin 2:1.

"Djem, të gjithë së bashku do të përballemi me këtë situatë le të ngrihemi dhe të vazhdojmë përpara", tha mesfushori maroken i Schalkes, Amine Harit në një postim në Twitter për të shprehur dëshprimin e tij pas humbjes të së mërkurës.

Schalke nuk ka treguar rezultate të mira që nga rifillimi i këtij sezoni, ku së bashku me klubin Gelsenkirchen pësuan humbjen e tyre të tretë radhazi në Bundesligë që nga 16 maji.

Ata fillimisht humbën derbin kundër Borussia Dortmund 4:0 në Signal Iduna Park në Dortmund.

Më pas Schalke u mund nga Augsburgu 3:0 fundjavën e kaluar, një humbje e thellë në shtëpi në Veltins Arena.

Pas humbjes kundër Fortuna Dusseldorf, Schalke u zhvendos në vendin e nëntë në renditje.

Ata kishin 37 pikë në 28 ndeshje në ligën e udhëhequr nga Bayern Mynih, i cili grumbulloi 64 pikë.

Fortuna Dusseldorf radhiten në pozitën e 16-të me 27 pikë.

- Rezultatet e së mërkurës:

RB Leipzig - Hertha Berlin 2:2

Hoffenheim - Këln 3:1

Fortuna Dusseldorf - Schalke 2:1

Augsburg - Paderborn 0:0

Union Berlin - Mainz 1:1

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.