Sport

Rusia përjashtohet 4 vite nga garat e mëdha sportive botërore

Sipas vendimit të WADA-s, himni dhe flamuri i Rusisë nuk do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike 2020 në Tokjo dhe të Kampionatit Botëror FIFA 2022

Bayram Altuğ  | 09.12.2019 - Përdıtësım : 10.12.2019
Rusia përjashtohet 4 vite nga garat e mëdha sportive botërore

Gjenevë

Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) ka përjashtuar për katër vite Rusinë nga olimpiada dhe kampionatet botërore me arsyetimin për moszbatim të rregullave të dopingut, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri rus kritikon përjashtimin e vendit të tij nga garat sportive

Duke folur pas mbledhjes së bordit drejtues në Lozanë të Zvicrës, zëdhënësi i WADA-s, James Fitzgerald, tha se rekomandimet për pezullimin e Rusisë nga organzimet e mëdha sportive të nivelit global janë miratuar njëzëri.

Sipas vendimit, himni dhe flamuri i Rusisë nuk do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike 2020 në Tokjo dhe në Kampionatit Botëror FIFA 2022.

Megjithatë, sportistët rusë kanë mundësi të marrin pjesë në Tokjo më 2020 me flamurin olimpik nëse kalojnë me sukses testet e dopingut.

Rusia duhet që brenda 21 ditëve të pranojë vendimin e WADA-s ose ta ankimojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Nga ana tjetër, përkundër vendimit, Rusia do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në futboll UEFA 2020 si njëra nga organizatortët e garës, pasi UEFA nuk gjendet në listën e organizatave të mëdha të WADA-s.

Ndryshe, Rusia ishte pezulluar edhe në vitin 2015 me arsyetimin se sportistët kishin pranuar doping sistematik të mbështetur nga shteti gjatë Olimpiadës Dimërore të vitit 2014 në Soçi. Në Olimpiadën Dimërore të vitit 2018 në Pyeongchang, 168 sportistë rusë kishin garuar të pavarur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın