Sport

Rusi 2018, Anglia deklason Panamanë 6:1

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në grup, Anglia dhe Belgjika kanë arritur të tubojnë maksimumin e pikëve dhe të kualifikohen në të tetën e finales

Elvir Hociç  | 24.06.2018 - Përdıtësım : 24.06.2018
Rusi 2018, Anglia deklason Panamanë 6:1

Moskē

MOSKË (AA) – Kombëtarja e Anglisë ka deklasuar me shifrat 6:1, kombëtaren e Panamasë në ndeshjen e dytë të grupit G, e vlefshme për Kampionatin Botëror në futboll që po mbahet në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA). 

Të përzgjedhurit e trajnerit anglez Gareth Southgate kaluan në avantazh që në minutën e tetë të përbaljes, me një gol të shënuar nga John Stones, ndërsa në minutën e 22-të, kapiteni Harry Kane shënoi nga pika e bardhë, për t'i siguruar kombëtares një epërsi prej 2:0.

Festivali i golave të përfaqësueses angleze vazhdoi në minutën e 36-të, me një gol të bukur nga distanca të cilin e shënoi Jasse Lingard. Më vonë sërish shënoi Stones, ndërsa rezultatin final 5:0 në pjesën e parë, e rrumbullakosi Kane sërish nga pika e bardhë.

Në vazhdimin e lojës, në minutën e 62-të, Kane shënoi golin e tij të tretë, dhe të pestin në Botëror, me çka aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Golin e ngushëllimit për Panamanë, për shifrat përfundimtare 6:1, e shënoi Filipe Baloy në minutën e 78-të.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në grup, Anglia dhe Belgjika kanë arritur të tubojnë maksimumin e pikëve dhe të kualifikohen në të tetën e finales, ndërsa ndeshja mes tyre do të vendos për kombëtaren e cila do të zë vendin e parë në grupit G.

Rivalët e tyre, Tunizia dhe Panamaja janë pa asnjë pikë të tubuar, prandaj dueli i fundit mes tyre, do të jetë një ndeshje për prestigj. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın