Fatjon Cuka
13 Gusht 2023•Përditësim: 14 Gusht 2023
Ekipi i Romës është rikthyer përsëri në Shqipëri dhe këtë herë për ndeshjen miqësore me ekipin shqiptar Partizani, ndërkohë ndeshja e futbollit ka përfunduar në favor të ekipit italian, raporton Anadolu.
Ndeshja Partizani - Roma e zhvilluar në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 1-2.
Golat për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes nga El Shaarawy dhe Belotti, ndërsa për ekipin e Partizanit goli u shënua në pjesën e dytë nga Cara.
Partizani është mbështetur nga mijëra tifozë brenda dhe jashtë stadiumit.