Ekip
21 Nëntor 2019•Përditësim: 22 Nëntor 2019
Tenisti spanjoll Roberto Bautista Agut sot u tërhoq nga finalja e Kupës Davis për shkak të sëmundjes të babait të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bautista Agut u largua nga përfaqësuesja spanjolle, një ditë pasi mundi kroatin Nikola Mektiç në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B, duke kontribuar në fitoren bindëse me rezultatin 3:0.
Bautista Agut është kthyer në shtëpi pasi shëndeti i të atit të tij është përkeqësuar në orët e fundit, njoftoi skuadra spanjolle. Ai të martën u mposht në ndeshjen e parë individuale nga rusi, Andery Rublev.
Spanja mposhti Rusinë dhe Kroacinë duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të sistemit të ri të garës në Kupën Davis.
Tenistët tjerë në skuadrën spanjolle janë Rafael Nadal, Feliciano Lopez, Marcel Granollers dhe Pablo Carreno Busta.