Doga Kirmizioglu
11 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
RIO DE JANEIRO (AA) - SHBA-të vazhduan të mbajnë kryesimin në renditjen e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike Rio 2016 edhe pas ditës së pestë të garave, raporton Anadolu Agency (AA).
Në organizimin që po mbahet në Rio de Zhaneiro të Brazilit, SHBA-të kanë arritur të fitojnë gjithsej 32 medalje, edhe atë 11 të arta, 11 të argjendta dhe 10 të bronzta, duke vazhduar kështu të qëndrojnë të parët në renditjen e përgjithshme të medaljeve të fituara.
SHBA-të i ndjek Kina me 23 medalje të fituara, prej të cilave 10 të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta. Ndërkaq, në vendin e tretë radhitet Japonia me 18 medalje, prej të cilave gjashtë të arta, një e argjendtë dhe 11 të bronzta.
Në ndërkohë, Turqia e cila ka fituar vetëm një medalje të argjendtë, nga vendi i 32 ka rënë në atë të 36-tin.