Sport

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Azerbajxhan, Kosova në epërsi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot po zhvillohet ndeshja Kosovë-Azerbajxhan, e cila po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, në Grupin 3 në Ligën D

Sibel Vezaj  | 20.11.2018 - Përdıtësım : 20.11.2018
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Azerbajxhan, Kosova në epërsi

Prishtinë

PRISHTINË (AA)- Kombëtarja e futbollit të Kosovës përfundon në epërsi pjesën e parë të ndeshjes me Azerbajxhanin, në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot po zhvillohet ndeshja Kosovë-Azerbajxhan, e cila po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, në Grupin 3 në Ligën D.

Kosova arriti në epërsi ndaj Azerbajxhanit në minutin e dytë me golin e Arbër Zenelit.

Kosova aktualisht radhitet në vend të parë të grupit me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe dhe në rast se ndeshja përfundon me fitore të Kosovës apo mebarazim, Kosova do të kalojë në Ligën C.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın