Hüseyin Burak Demirer
24 Korrik 2018•Përditësim: 24 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Klubi i Premier Ligës Angleze Fulham, ka transferuar portierin spanjoll të Beşiktaş-it, Fabricio Agosto Ramirez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga klubi, Fulham dhe Beşiktaş kanë arritur marrëveshje mbi transferimin e 30 vjeçarit Fabricio, i cili me Fulham ka nënshkruar marrëveshje prej 3+1 vite.
Fulham do t'i paguajë Beşiktaş-it klauzolën prej 6 milionë euro .
Ai në Beşiktaş u transferua në vitin 2016 ndërsa më parë ka luajtur për klubet spanjolle si Deportivo, Real Valladolid, Recreativo Huelva dhe Real Betis.