Berad Büyük
30 Korrik 2020•Përditësim: 31 Korrik 2020
Ish-futbollisti italian Andrea Pirlo mori përsipër drejtimin e skuadrës nën moshën 23-vjeç (U23) të klubit të Juventusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Juventus, i cili u shpall kampion për të nëntën herë radhazi në ligën e parë të futbollit italian (Serie A), njoftoi se futbollisti legjendar Pirlo do të drejtojë ekipin U23.
Gjatë karrierës së tij si futbollist, Pirlo ka luajtur në klubet e shquara italiane Inter, Milan dhe Juventus, ndërsa në fund të karrierës veshi fanellën e New York City-t në SHBA. Ai ka fituar dy herë ligën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Super Kupën e UEFA-së me Milanin, dhe katër herë titullin e kampionit të ligës me Juventusin. Pirlo po ashtu është paraqitur në 116 ndeshje në Kombëtaren e Italisë, duke fituar Kupën Botërore në vitin 2006.