Dejan Maksimoviç
21 Qershor 2019•Përditësim: 22 Qershor 2019
Ish-portieri i Çekisë, Petr Cech u kthye në klubin e futbollit Chelsea ku do të ushtrojë detyrën e këshilltarit teknik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Cech në Stamford Bridge kaloi 11 vite gjatë të cilave fitoi 13 trofe ndërsa në radhët e rivalit të qytetit, Arsenal, kaloi në vitin 2015 ku dhe gjatë kësaj vere i dha fund karrierës së tij.
"Ndjehem shumë i privilegjuar që kam rastin përsëri t'i bashkohem Chelsea-t dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi sa më të mirë për performansa të larta, për të vazhduar sukseset të cilat i ka klubi në 15 vitet e fundit. I gëzohem sfidës së re dhe shpresoj se do të përdor të gjitha njohuritë dhe përvojën time në futboll për të ndihmuar skuadrën që në të ardhmen të arrijë suksese më të mëdha", ka thënë 37 vjeçari Cech për faqen e internetit të klubit.
Chelsea aktualisht është pa trajner pasiqë italiani Maurizio Sarri, pas vetëm një sezoni, vendosi të marrë drejtimin e Juventusit. Favoriti më i madh për ta trashëguar është Frank Lampard, ish mesfushori i Chelsea-t.
Cech karrierën e filloi në Chmel Blshany dhe më pas karrierën e vazhdoi në Sparta, Rennes, Chelsea dhe Arsenal. Ai mbrojti portën e Çekisë në 124 ndeshje.