Patrick Helmes i jep lamtumirën futbollit
Në një deklaratë në faqen zyrtare të ekipit theksohet se Helmes i ka dhënë lamtumirën futbollit preofesional dhe në periudhën pas kësaj ai do të marrë një detyrë si ndihmës trajner në ekipin e moshave nën 21 vjeçare.
BERLIN (AA) - Patrick Helmes, i cili vesh fanellën e ekipit 1. FC Köln në Bundesligën gjermane njoftoi se i dha fund karrierës së tij të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në faqen zyrtare të ekipit theksohet se Helmes i ka dhënë lamtumirën futbollit preofesional dhe në periudhën pas kësaj ai do të marrë një detyrë si ndihmës trajner në ekipin e moshave nën 21 vjeçare.
Theksohet se shkaku i përfundimit të karrierës së futbollit të Patrick Helmes ka qenë dëmtimi i tij prej një kohe të gjatë në kofshë.
Ndërsa futbollisti 31 vjeçar i cili vesh edhe fanellën e ekipit kombëtar gjerman ka theksuar se pas dëmtimit ai ka punuar një kohë të gjatë për tu rikthyer në fushë, por se gjendja e tij nuk e ka lejuar këtë.
Helmes ka theksuar më tej se për këtë arsye ai është drejtuar drejt disa objektivave të tjera dhe se është i lumtur për detyrën e tij të re në ekipin e moshave nën 21 vjeçare të FC Köln.
Lojtari gjerman për herë të fundit ka veshur fanellën më 11 maj 2014 dhe për arsye të një dëmtimi të kërcit në kofshë ai për një kohë të gjatë ka qëndruar larg fushës.
Helmes gjatë gjithë karrierës së tij ka veshur 13 herë fanellën e kombëtares gjermane, ndërsa në Bundesligë ai ka luajtur në ekipet Bayer Leverkusen, Wolfsburg dhe 1. FC Köln.
Helmes ka shënuar 45 gola në 98 ndeshje të luajtura në Bundesligë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
