Sport

Notarja paraolimpike turke fiton medaljen e artë

Në kategorinë për femra në 50 metra shpinë, sportistja turke Sümeyye Boyacı fitoi medalje të artë me kohë prej 45.21 sekonda

Faruk Zorlu  | 15.08.2018 - Përdıtësım : 16.08.2018
Notarja paraolimpike turke fiton medaljen e artë

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Një notare paraolimpike turke të martën ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Not për vitin 2018, të mbajtur në Irlandë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kategorinë për femra në 50 metra shpinë, sportistja turke Sümeyye Boyacı fitoi medalje të artë me kohë prej 45.21 sekonda.

Në një adresim, ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu tha se “Jemi krenar për fitoren e Sümeyye-s”.

Sümeyye në vitin 2017 mori pjesë në Para sport festivalin ku fitoi vendin e katërt me kohë prej 46.57 sekondave, ndërsa medalja i doli prej dore për vetëm një sekondë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın