Sport

Ndeshja e boksit Mayweather - Paul përfundon me barazim

"Nuk dua që askush të më thotë kurrë më se diçka është e pamundur. Fakti që jam këtu me një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave dëshmon shanset se mund të mposhtet", tha Paul pas ndeshjes

Can Erözden  | 07.06.2021 - Përdıtësım : 08.06.2021
Ndeshja e boksit Mayweather - Paul përfundon me barazim

Ankara

YouTuberi amerikan Logan Paul të dielën i mbijetoi luftës me tetë raunde në boks kundër kampionit të pesëfishtë të botës Floyd Mayweather, pasi ndeshja përfundoi barazi në Miami të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

"Nuk dua që askush të më thotë kurrë më se diçka është e pamundur. Fakti që jam këtu me një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave dëshmon shanset se mund të mposhtet", tha Paul pas ndeshjes.

Mayweather, 44-vjeçar, vlerësoi kundërshtarin e tij 26-vjeçarë për qëndresën e tij.

"Ai është më i mirë nga sa mendoja", tha Mayweather.

"Ai është një garues i ashpër, i vështirë ... U habita nga ai sonte", shtoi ish-ylli i boksit.

Mayweather konsiderohet të jetë një nga legjendat e boksit, duke fituar të gjitha 50 ndeshjet profesionale në tërë karrierën e tij. Për herë të fundit ai luftoi profesionalisht në vitin 2017, kur mposhti yllin irlandez të MMA-së, Conor McGregor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın