Ndërron jetë sportisti i shekullit, Naim Suleymanoglu
Suleymanoglu i cili kishte arritur në spital më 28 shtator për shkak të problemeve të mëlçisë, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare

Stamboll
STAMBOLL (AA) - Ka ndërruar jetë legjenda e peshëngritjes turke, kampion olimpik dhe botëror, Naim Suleymanoglu, në spitalin ku ishte për trajtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Suleymanoglu i cili kishte arritur në spital më 28 shtator për shkak të problemeve të mëlçisë, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.
Më 6 tetor i ishte bërë transplanti i mëlçisë në një spital në Stamboll, ku kishte mbetur në kujdesin intensiv. Suleymanoglu më 11 nëntor i ishte nënshtruar një operacioni të mëtejshëm pas një hemorragjie të trurit.
Suleymanoglu i lindur në Bullgari, ishte peshëngritësi i parë i cili kishte arritur të fitojë medalje të artë në tre lojëra të ndryshme Olimpike. Ai gjithashtu është fitues i kampionatit botëror.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.