Muhammed Enes Çallı
08 Prill 2022•Përditësim: 11 Prill 2022
Pascal Siakam regjistroi një "triple-double" në fitoren 119:114 të Toronto Raptors ndaj Philadelphia 76ers të enjten vonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siakam përfundoi ndeshjen me 37 pikë, 12 asiste dhe 11 kërcime duke regjistruar "triple-double"-n e tretë në karrierë ndërsa Gary Trent Jr. shënoi 30 pikë për ekipin fitues.
Joel Embiid pati 30 pikë dhe 10 kërcime ndërsa James Harden shënoi 13 pikë dhe 15 asiste për 76ers.
Tyrese Maxey gjithashtu shënoi 22 pikë dhe Danny Green 18 pikë.
Philadelphia ka një bilanc me 49 fitore dhe 31 humbje duke zënë vendin e katërt përpara Raptors, të cilët kanë 47 fitore dhe 33 humbje në Konferencën Lindore.
Rezultatet:
Charlotte Hornets - Orlando Magic 128:101
Toronto Raptors - Philadelphia 76ers 119:114
Milwaukee Bucks - Boston Celtics 127:121
Minnesota Timberwolves - San Antonio Spurs 127:121
New Orleans Pelicans - Portland Trail Blazers 127:94
Denver Nuggets - Memphis Grizzlies 122:109
Los Angeles Lakers - Golden State Warriors 112:128