Emre Aşıkçı
05 Nëntor 2021•Përditësim: 08 Nëntor 2021
Ekipi i Phoenix Suns ka fituar ndeshjen e tretë me radhë në NBA, duke mposhtur Houston Rockets me rezultatin 123-111, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ylli i Suns-ave Devin Booker ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 27 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asiste në "Talking Stick Resort Arena".
Deandre Ayton shënoi një "double-double" me 16 pikë dhe 11 kërcime ndërsa Chris Paul shënoi nëntë pikë dhe 13 asiste.
Në ekipin e mposhtur, Kevin Porter shënoi 20 pikë ndërsa Christian Wood shënoi "double-double" me 18 pikë dhe 15 kërcime.
Rezultatet:
Detroit Pistons – Philadelphia 76ers: 98-109
Atlanta Hawks – Utah Jazz: 98-116
Miami Heat – Boston Celtics: 78-95
Phoenix Suns – Houston Rockets: 123-111
Los Angeles Lakers – Oklahoma City Thunder: 104-107