Muhammed Enes Çallı
23 Qershor 2021•Përditësim: 24 Qershor 2021
Phoenix Suns shënoi fitore të ngushtë me rezultatin 104-103 ndaj Los Angeles Clippers falë Deandre Ayton të martën vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aksioni fitues i Ayton përmes pasimit të Jae Crowder me 0.7 sekonda para përfundimit të ndeshjes i dha Suns-it epërsinë e serisë 2:0 në finalet e Konferencës Perëndimore.
Cameron Payne shënoi 29 pikët, më së shumti në karrierën e tij. Ayton shënoi një "double-double" me 24 pikë dhe 14 kërcime ndërsa Devin Booker pati 20 pikë për Suns.
Në radhët e Clippers-it u dallua Paul George me 26 pikë dhe Reggie Jackson me 19 pikë.
Ndeshja e radhës, apo Loja e tretë do të zhvillohet të enjten në Los Angeles.