Mutlu Demirtaştan
13 Janar 2025•Përditësim: 15 Janar 2025
Në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), Indiana Pacers ka fituar ndaj Cleveland Cavaliers me 108-93, duke i dhënë fund serisë së fitoreve prej 12 ndeshjes të kundërshtarit, raporton Anadolu.
Në NBA u luajtën 9 ndeshje. Pacers si mysafir fitoi ndaj Cavaliers, ku Andrew Nembhard shënoi 19 pikë, Pascal Siakam 18 dhe Myles Turner 15, duke fituar ndeshjen e 22-të, 6 prej tyre radhazi.
Nga ana tjetër, Cavaliers ka 33 fitore dhe 5 humbje në Konferencën Lindore. Në ndeshjen kundër Pacers, Darius Garland shënoi 20 pikë dhe Donovan Mitchell 19 pikë.
- Jalen Brunson nga Knicks shënoi 44 pikë
New York Knicks si nikoqir e fituan Milwaukee Bucks me një rezultat prej 140-106, duke arritur fitoren e 26-të.
Jalen Brunson nga Knicks shënoi 44 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime, kurse Karl-Anthony Towns 30 pikë, 18 kërcime dhe 4 asistime.
Në Bucks, Giannis Antetokounmpo shënoi 24 pikë, 13 kërcime dhe Damian Lillard 22 pikë, 5 asistime, duke mos arritur të parandalojnë humbjen e 17-të të sezonit.
- Rezultatet:
Dallas Mavericks-Denver Nuggets: 101-112
New York Knicks-Milwaukee Bucks: 140-106
Chicago Bulls-Sacramento Kings: 119-124
Washington Wizards-Oklahoma City Thunder: 95-136
Orlando Magic-Philadelphia 76ers: 104-99
Cleveland Cavaliers-Indiana Pacers: 93-108
Boston Celtics-New Orleans Pelicans: 120-119
Utah Jazz-Brooklyn Nets: 112-111 (Në kohën shtesë)
Phoenix Suns-Charlotte Hornets: 120-113