Sport

NBA, Pacers i dha fund serisë së fitoreve prej 12 ndeshjesh të Cavaliers

Pacers si mysafir fitoi ndaj Cavaliers, ku Andrew Nembhard shënoi 19 pikë, Pascal Siakam 18 dhe Myles Turner 15, duke fituar ndeshjen e 22-të, 6 prej tyre radhazi

Mutlu Demirtaştan  | 13.01.2025 - Përdıtësım : 15.01.2025
NBA, Pacers i dha fund serisë së fitoreve prej 12 ndeshjesh të Cavaliers

Istanbul

Në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), Indiana Pacers ka fituar ndaj Cleveland Cavaliers me 108-93, duke i dhënë fund serisë së fitoreve prej 12 ndeshjes të kundërshtarit, raporton Anadolu.

Në NBA u luajtën 9 ndeshje. Pacers si mysafir fitoi ndaj Cavaliers, ku Andrew Nembhard shënoi 19 pikë, Pascal Siakam 18 dhe Myles Turner 15, duke fituar ndeshjen e 22-të, 6 prej tyre radhazi.

Nga ana tjetër, Cavaliers ka 33 fitore dhe 5 humbje në Konferencën Lindore. Në ndeshjen kundër Pacers, Darius Garland shënoi 20 pikë dhe Donovan Mitchell 19 pikë.


- Jalen Brunson nga Knicks shënoi 44 pikë

New York Knicks si nikoqir e fituan Milwaukee Bucks me një rezultat prej 140-106, duke arritur fitoren e 26-të.

Jalen Brunson nga Knicks shënoi 44 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime, kurse Karl-Anthony Towns 30 pikë, 18 kërcime dhe 4 asistime.

Në Bucks, Giannis Antetokounmpo shënoi 24 pikë, 13 kërcime dhe Damian Lillard 22 pikë, 5 asistime, duke mos arritur të parandalojnë humbjen e 17-të të sezonit.


- Rezultatet:

Dallas Mavericks-Denver Nuggets: 101-112

New York Knicks-Milwaukee Bucks: 140-106

Chicago Bulls-Sacramento Kings: 119-124

Washington Wizards-Oklahoma City Thunder: 95-136

Orlando Magic-Philadelphia 76ers: 104-99

Cleveland Cavaliers-Indiana Pacers: 93-108

Boston Celtics-New Orleans Pelicans: 120-119

Utah Jazz-Brooklyn Nets: 112-111 (Në kohën shtesë)

Phoenix Suns-Charlotte Hornets: 120-113

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın