Emre Aşıkçı
01 Shkurt 2021•Përditësim: 02 Shkurt 2021
Me një performancë briliante të superyllit Nikola Jokiç, ekipi i Denver Nuggets shënoi fitore me rezultatin 128-117 ndaj Utah Jazz në ndeshjen e së hënës në Ligën amerikane të Basketbollit (NBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ylli serb, një nga kandidatët e këtij sezoni për MVP, barazoi rekordin e karrierës së tij me 47 pikë për t'i dhënë fund serisë së 11 fitoreve të Jazz.
Will Barton shënoi 18 pikë ndërsa Jamal Murry e përfundoi ndeshjen me 16 pikë.
Për Utah Jazz, kroati Bojan Bogdanoviç shënoi 29 pikë ndërsa Jordan Clarkson nga pankina shënoi 13 pikë.
Nuggets tani qëndron 12-8 me fitore dhe humbje
Rezultatet:
Los Angeles Clippers - New York Knicks: 129-115
Philadelphia 76ers - Indiana Pacers: 119-110
Orlando Magic - Toronto Raptors: 102-115
Brooklyn Nets - Washington Wizards: 146-149
Cleveland Cavaliers - Minnesota Timberwolves: 104-109