Emre Aşıkçı
18 Qershor 2021•Përditësim: 22 Qershor 2021
Milwaukee Bucks mposhti Brooklyn Nets me rezultatin 104:89 duke barazuar serinë në 3:3 në Lojën 6 të gjysmëfinales së Konferencës Lindore të NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Yjet e basketbollit Khris Middleton dhe Giannis Antetokounmpo shënuan "double-double" në arenën "Fiserv Forum".
Middleton shënoi 38 pikë dhe 10 kërcime ndërsa Antetokounmpo 30 pikë dhe 17 kërcime. Jrue Holiday shënoi 21 pikë dhe tetë kërcime.
Për ekipin humbës, Kevin Durant ishte shënuesi më i mirë i ekipit të tij me 32 pikë dhe 11 kërcime.
James Harden e ndihmoi ekipin e tij me 16 pikë dhe shtatë asiste.
LaMelo Ball nga Charlotte Hornets dhe Anthony Edwards nga Minnesota Timberwolves janë zgjedhur "All-Rookie" të Ekipit të Parë të NBA-së 2020-21 ndërsa ata morën votat e Ekipit të Parë të NBA-së në të gjitha 99 fletët e votimit nga një panel global i gazetarëve dhe transmetuesve sportivë, njoftoi sot NBA.
"Së bashku me Ball dhe Edwards (198 pikë gjithsej secili) në Ekipin e Parë të 'All Rookie' të NBA 2020-21 janë mbrojtësit e Sacramento Kings, Tyrese Haliburton (197 pikë; 98 vota të Ekipit të Parë), sulmuesi i Detroit Pistons Saddiq Bey (162 pikë; 63 vota të Ekipit të Parë) dhe sulmuesi i Houston Rockets, Jae'Sean Tate (154 pikë; 57 vota të Ekipit të Parë)", thuhet në deklaratën e NBA-së.
Ball, i cili u zgjodh 'All Rookie' i Vitit në NBA 2020-21, mesatarisht shënoi 15,7 pikë, 5,9 kërcime dhe 6,1 asiste në 51 ndeshje për Hornets.
Mbrojtësi i Timberwolves, Edwards shënoi mesatarisht 19.3 pikë, 4.7 kërcime dhe 2.9 asiste në 72 ndeshje.
- Rick Carlisle tërhiqet si trajner i Mavericks
Rick Carlisle dha dorëheqjen si trajner i Dallas Mavericks pas 13 sezonesh, konfirmoi të enjten NBA.
"Rick më informoi sot në lidhje me vendimin e tij për t'u larguar nga posti i trajnerit", tha pronari i ekipit Mark Cuban në një deklaratë.
"Duke qenë një trajner i jashtëzakonshëm i basketbollit, ai ishte një mik dhe një person i besuar. Rick na ndihmoi të sillnim trofeun O'Brien në Dallas dhe këto janë kujtime që unë do t'i çmoj gjithmonë. Unë dua të falënderoj Rick për gjithçka që ai dha për këtë qytet. Ne i urojmë gjitha të mirat", shtoi ai.
Carlisle, 61-vjeç, ishte trajner i klubit që nga viti 2008 në Dallas, duke përfshirë ekipin e kampionatit 2011. Ai arriti 836 fitore në karrierën e tij 19-vjeçare në NBA.