Satuk Buğra Kutlugün
18 Maj 2019•Përditësim: 19 Maj 2019
Ekipi i ligës amerikane të basketbollit NBA, Milwaukee Bucks ka mposhtur Toronto Raptors me 125-103 për të marrë kryesimin 2-0 në finalen e Konferencës Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Bucks ishin në ritëm që nga fillimi, duke rritur deficitin prej 25 pikësh në gjysmëlojë, duke shkatërruar ëndrrat e Raptors për të barazuar këtë seri dhe "vjedhur" avantazhin e ndeshjes në shtëpi.
Giannis Antetokounmpo shënoi 30 pikë, 17 kërcime dhe 5 asiste në fitoren, ndërsa gjithsej gjashtë lojtarë shënuan shifra të dyfishta për Bucks.
Lojtari turk Ersan Ilyasova shënoi 17 pikë nga pankina, ndërsa Nikola Mirotic shënoi 15 pikë.
Për Raptors-at, Kawhi Leonard shënoi 31 pikë, Kyle Lowry shtoi 15 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar disfatën nga Bucks.