Emre Aşıkçı
25 Qershor 2021•Përditësim: 25 Qershor 2021
Los Angeles Clippers shënoi fitoren e parë ndonjëherë në Finalet e Konferencës Perëndimore pasi mposhti Phoenix Suns me rezultatin 106:92 në Lojën e tretë të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Paul George dhe Ivica Zubac regjistruan "double-double" në fitoren 106:92 në Qendrën Staples.
George shkëlqeu duke shënuar 27 pikë dhe 15 kërcime ndërsa Zubac shënoi 15 pikë dhe 16 kërcime.
Reggie Jackson shënoi 23 pikë.
Për ekipin kundërshtar u dallua Deandre Ayton si koshashënuesi më i mirë me 18 pikë dhe nëntë kërcime.
Chris Paul regjistroi "double-double" me 15 pikë dhe 12 asiste.