Emre Aşıkçı
16 Qershor 2021•Përditësim: 17 Qershor 2021
Superylli Kevin Durent me një “triple-double” udhëhoqi ekipin e tij Brooklyn Nets drejt fitores prej 3-2 në ndeshjen e 5-të të play-off-it ndaj Milwaukee Bucks, transmeton Anadolu Agency (AA).
Durant shënoi “triple-double” me 49 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime, teksa ai u bë lojtari i parë në histori që shënoi +45 pikë, +15 kërcime dhe +10 asistime në një lojë play-off-i.
Superylli nuk pushoi fare, luajti tërë 48 minuta.
Jeff Green shënoi 27 pikë, ndërsa Blake Griffin ndihmoi ekipin e tij me 17 pikë në fitoren prej 114-108.
Për skuadrën humbëse, superylli Giannis Antetokounmpo shënoi "double-double" me 34 pikë dhe 12 kërcime.
Khris Middleton shënoi 25 pikë, ndërsa Jrue Holiday përfundoi me 19 pikë në Brooklyn's Barclays Center.