Muhammed Enes Çallı
17 Nëntor 2020•Përditësim: 17 Nëntor 2020
Basketbollisti All-Star Chris Paul është transferuar te Phoenix Suns nga Oklahoma City Thunder si pjesë e një marrëveshjeje këmbimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Phoenix Suns janë duke përfunduar një marrëveshje për të angazhuar playmaker-in All-Star të Oklahoma City Thunder, Chris Paul, theksuan burimet për ESPN", bëri të ditur gazetari Adrian Wojnarowski në Twitter.
Thunder angazhuan Ricky Rubio, Kelly Oubre Jr., Ty Jerome, Jalen Lecque dhe një zgjedhje të raundit të parë të vitit 2022 në këmbim të Paul dhe Abdel Nader, shtoi Wojnarowski.
"Lidershipi i Chris dhe qasja konkurruese ndaj lojës do të kenë një ndikim të pafund në ekipin tonë. Abdel zotëron të gjitha tiparet brenda dhe jashtë fushës që do të plotësojnë kulturën tonë”, tha Menaxheri i Përgjithshëm i Suns, James Jones.
Paul, 35-vjeçar, shënoi mesatarisht 17,6 pikë dhe 6,7 asistime për Thunder në sezonin e rregullt 2019-2020.