Abdulkadir Karakaya
12 Janar 2021•Përditësim: 13 Janar 2021
Milwaukee Bucks mundi skuadrën Orlando Magic me rezultatin 121-99 në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
NBA vazhdoi me shtatë ndeshje. Milwaukee Bucks, një nga ekipet pretendente të Konferencës Lindore, shënoi fitore ndaj Orlando Magic me rezultatin 121-99.
Për skuadrën Bucks u dalluan Giannis Antetokounmpo, i cili shënoi 22 pikë, si dhe Khris Middleton dhe Bobby Portis, të cilët shënuan nga 20 pikë secili.
Nikola Vucevic, i cili shënoi një double-double me 28 pikë dhe 13 kërcime për Magic, ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.
14 pikët e Cedi Osman nuk ishin të mjaftueshme për Cavaliers
Cleveland Cavaliers humbën 101-91 nga Memphis Grizzlies në ndeshjen ku basketbollisti turk Cedi Osman realizoi 14 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime.
Për Grizzlies, Dillon Brooks regjistroi 21 pikë, Brandon Clarke 15 pikë dhe Tyus Jones 13 pikë.
Andre Drummond, i cili shënoi 19 pikë dhe 14 kërcime dhe Damyean Dotson, i cili kontribuoi me 14 pikë dhe 6 asistime për Cavaliers, nuk arritën ta parandalonin humbjen.
Rezultatet
Orlando Magic-Milwaukee Bucks: 99-121
Cleveland Cavaliers-Memphis Grizzlies: 91-101
Washington Wizards-Phoenix Suns: 128-107
Charlotte Hornets-New York Knicks: 109-88
Atlanta Hawks-Philadelphia 76ers: 112-94
Portland Trail Blazers-Toronto Raptors: 112-111
Sacramento Kings-Indiana Pacers: 127-122