Muhammed Enes Çallı
17 dhjetor 2021•Përditësim: 20 dhjetor 2021
Ekipi i NBA-së, Brooklyn Nets të enjten vonë ka mposhtur Philadelphia 76ers me rezultatin 114-105 për të vulosur fitoren e katërt radhazi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kevin Durant përfundoi me 34 pikë dhe 11 kërcime për Nets të cilët luajtën pa shtatë lojtarë për shkak të COVID-19. Blake Griffin dhe Nic Claxton të dy shënuan 17 pikë për Nets, ndërsa Patty Mills shënoi 14 pikë.
Joel Embiid kryesoi 76ers me 32 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asiste. Seth Curry shënoi 29 pikë për 76ers që pësuan humbjen e tretë radhazi, duke rezultatin fitore/humbje në 15-15.
Nets janë në krye të Konferencës Lindore me 21 fitore në 29 ndeshje.
Rezultatet:
Indiana Pacers - Detroit Pistons: 122-113
Brooklyn Nets - Philadelphia 76ers: 114-105
Houston Rockets - New York Knicks: 103-116
Phoenix Suns - Washington Wizards: 118-98