Mutlu Demirtaştan
03 Janar 2025•Përditësim: 05 Janar 2025
Në Arabinë Saudite filloi sot gara Rally Dakar 2025 teksa shoferi afrikano-jugor Henk Lategan fitoi fazën hyrëse në kategorinë e makinave, ndërsa Daniel Sanders nga Australia ishte fituesi në fazën hyrëse në kategorinë e motorëve, transmeton Anadolu.
Edicioni i 47-të i garës Rally Dakar nisi me fazën hyrëse në qytetin Bisha të Arabisë Saudite.
Shoferi i ekipit Toyota Gazoo Racing, Henk Lategan, doli i pari në këtë fazë me një kohë prej 15 minutash e 28 sekondash.
Mattias Ekstrom (Ford M-Sport) nga Suedia ishte i dyti me vetëm një sekondë diferencë.
Nasser Al-Attiyah nga Katari (The Dacia Sandriders) ishte i treti pasi përfundoi 20 sekonda pas Lateganit.
Kampioni mbrojtës nga Spanja, Carlos Sainz (Ford M-Sport) ishte i 25-ti në këtë fazë.
- Sanders fitues në kategorinë e motorëve
Në kategorinë e motorëve të garës Rally Dakar, garuesi australian nga Red Bull KTM, Daniel Sanders, përfundoi i pari me një kohë prej 16 minutash e 51 sekondash.
Ross Branch (Hero) nga Botsvana e përfundoi këtë fazë 11.5 sekonda prapa fituesit, duke qenë i dyti, ndërsa Edgar Canet nga Spanja (Red Bull KTM) ishte i treti.
Garuesi amerikan Ricky Brabec (Monster Energy Honda), i cili është kampioni i vitit të kaluar, ishte i katërti.
Etapa e parë e Rally Dakar do të zhvillohet në pjesën 413-kilometërshe në Bisha të Arabisë Saudite.
Tubimi do të përfundojë me Fazën e 12-të më 17 janar në Shubaytah.