Dejan Maksimoviç
08 Korrik 2017•Përditësim: 09 Korrik 2017
ROMË (AA) – Drejtori sportiv i Romës, Monchi pohon se "koha e shitjes së lojtarëve të rëndësishëm" ka kaluar dhe se Radja Nainggolan përfundimisht mbetet në klub, raporton Anadolu Agency (AA).
Monchi, pas mbërritjes kohë më parë nga Sevilla, veç më ka bërë disa punë fitimprurëse për Romën. Ai ka shitur Mohamed Salah në Liverpool dhe Leonardo Parades në Zenit Saint Petersburg, derisa është kah fundi realizimi i transferit të Antonio Rudiger në Chelsea.
"Nainggolan përfundimisht mbetet në Romë. Koha e shitjes së lojtarëve të rëndësishëm ka kaluar. Tani jemi duke ndërtuar ekipin me opsionet që ofron tregu", tha Monchi për mediat italiane.