Sport

Miralem Pjanic mbërrin në Barcelonë pas shërimit nga COVID-19

Mesfushori doli nga karantina dy javore duke përmbushur transferin 60 milionë euro tek gjiganti spanjol

Emre Aşıkçı  | 11.09.2020 - Përdıtësım : 11.09.2020
Miralem Pjanic mbërrin në Barcelonë pas shërimit nga COVID-19

Stamboll

Nënshkruesi i ri i Barcelonës, Miralem Pjanic, arriti në qytetin spanjoll të enjten në mbrëmje pasi u shërua nga COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ndihem i gatshëm dhe i rikuperuar. Kam disa javë që jam në shtëpi, por jam përpjekur të qëndroj në formë. Tani po pres me padurim të bashkohem në grup", u tha Pjanic gazetarëve në aeroport, sipas një deklarate në faqen e internetit të klubit.

"Sot është një ditë shumë e veçantë për mua dhe jam shumë i lumtur. Mezi pres të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës duke u përqendruar në sezonin e ri. Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin të fitojë shumë tituj. Unë jam gati dhe do të përpiqem të bëj gjithçka që mundem për këtë klub".

Pjanic, 30 veç, ishte në izolim që nga 23 gushti pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rezultatet e testit të tij ishin të qarta pas dy javësh karantinë dhe ai u lejua të fluturonte për në Spanjë.

Transferimi i Pjanic prej 60 milionë eurosh (71 milionë dollarë) nga klubi italian Juventus u nënshkrua në qershor, ndërsa mesfushori nënshkroi një kontratë katërvjeçare me Barcelonën.

Ai e ndihmoi Juventusin të fitojë katër tituj të kampionatit në Serie A, dy trofe të Kupës së Italisë dhe një Super Kupë të Italisë.

Futbollisti boshnjak ka luajtur gjithashtu për skuadrat franceze Metz dhe Olympique Lyon, si dhe klubin italian AS Roma gjatë karrierës së tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın