Mücahit Hüseyin Eroğul
03 Shtator 2021•Përditësim: 03 Shtator 2021
Klubi turk i futbollit Beşiktaş ka njoftuar zyrtarisht se kanë sjellë mesfushorin boshnjak Miralem Pjaniç (31) në huazim njëvjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pjanic mbërriti në Beşiktaş të Stambollit në huazim njëvjeçar nga Barcelona. Në deklaratën e "bardhezinjëve" thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të huazuar Pjaniçin.
"Klubi ka arritur marrëveshje huazimi me Miralem Pjaniç. Klubi ynë do t'i sigurojë futbollistit pagë prej 2.750.000 euro për sezonin 2021-2022", thuhet në deklaratë.
Klubi po ashtu mirëpriti futbollistin në faqen e internetit.
"Ne mirëpresim Miralem Pjaniçin, për të cilin besojmë se do të japë një kontribut të rëndësishëm për klubin tonë, gjithë familjes së futbollit Beşiktaş dhe i urojmë atij shumë suksese", thuhet më tej.