Ekip
04 Qershor 2021•Përditësim: 04 Qershor 2021
Superylli Lionel Messi ishte në mesin e lojtarëve dhe trajnerëve të Argjentinës që i shprehën nderime Diego Maradonës në një ceremoni të zbulimit të statujës përpara kualifikimit për Kupën e Botës të enjten kundër Kilit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor në Buenos Aires pas një sulmi në zemër. Ai ishte 60 vjeç.
Disa ditë më herët, Messi bëri nderimet e tij duke festuar një gol për Barcelonën me fanellën e klubit argjentinas Newell’s Old Boys, ku kishte luajtur edhe fituesi i Kupës së Botës të vitit 1986.
Ndeshja e fundit zyrtare e Argjentinës u zhvillua disa javë para se Maradona të ndërronte jetë.
Messi, shokët e tij të skuadrës dhe trajneri Lionel Scaloni shikuan zbulimin e statujës prej bronzi të futbollistit në stadiumin "Unico Madres de Ciudades", në Santiago del Estero.