Sport

Messi afër rekordit të legjendës Maradona

Messi të dielën kundër Valencia-s këtë shënoi golin e 56-të nga gjuajtja e lirë. Për të thyer rekordin që e mban bashkëkombësi i tij Maradona, Messi duhet të shënojë edhe tre gola nga gjuajtja e lirë

Alma Dekovic   | 04.05.2021
Messi afër rekordit të legjendës Maradona

Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar golin e 50-të nga gjuajtja e lirë në fanellën e klubit katalanas dhe 56-tin në karrierë, me ç’rast iu afrua rekordit të legjendës Diego Armando Maradona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Messi të dielën kundër Valencia-s e mposhti portierin Jasper Cillessen dhe me këtë shënoi golin e 56-të nga gjuajtja e lirë. Për të thyer rekordin prej 59 golash që e mban bashkëkombësi i tij Maradona, Messi duhet të shënojë edhe tre gola nga gjuajtja e lirë, shkruan “Marca”.

Argjentinasi këtë fundjavë do të ndeshet me Atletico Madridin, klubin kundër të cilit në vitin 2008 shënoi golin e tij të parë nga gjuajtja e lirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın