Can Erözden
05 Korrik 2023•Përditësim: 05 Korrik 2023
Skuadra spanjolle e futbollit, Atletico Madrid, ka shtuar në radhët e saj qendërmbrojtësin turk Çağlar Söyüncü me transfer të lirë, njoftoi klubi, transmeton Anadolu.
“Çağlar Söyüncü është anëtari më i ri i ‘rojiblanco’! Lojtari turk ka nënshkruar me klubin tonë për katër sezone”, shkroi klubi i La Ligës spanjolle në Twitter.
Söyüncü, 27 vjeç, përfundoi testet mjekësore për të finalizuar kontratën e tij me Atletico Madridin.
Ai më parë ka luajtur në Leicester City në vitet 2018-2023, ku fitoi Kupën angleze FA dhe English Community Shield.
Söyüncü u paraqit në 132 ndeshje me “Dhelprat”, për të shënuar katër gola, dhe ishte agjent i lirë në qershor pasi i skadoi kontrata me Leicester Cityn.
Ai ka 53 paraqitje për kombëtaren turke.