Hüseyin Burak Demirer
15 Mars 2023•Përditësim: 16 Mars 2023
Kanë mbetur edhe 500 ditë deri në fillimin e Lojërave Olimpike në Paris që do të organizohet në Francë në vitin 2024, raporton Anadolu.
Ka filluar numërimi mbrapsht për Olimpiadat e 33-ta verore që do të mbahen mes 26 korrikut dhe 11 gushtit 2024 në Paris.
Olimpiadat do të mbahen në Francë për herë të tretë pas atyre të viteve 1900 dhe 1924.
Në Paris 2024, përveç 28 kategorive sportive që janë fiksuar në programin Olimpik, do të ndahen medalje edhe në kategoritë e break dance-it, ngjitjes sportive, skateboard dhe surfim.