Sport

Mbahet Maratona e Tiranës 2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke shpërndarë çmimet theksoi se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas

Fatjon Cuka  | 23.10.2022 - Përdıtësım : 24.10.2022
Mbahet Maratona e Tiranës 2022 Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Në Shqipëri është organizuar edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, ku morën pjesë rreth 2.500 vrapues nga vende të ndryshme të botës, raporton Anadolu Agency(AA).

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke shpërndarë çmimet theksoi se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.

“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina", tha kryebashkiaku i Tiranës.

Në kategorinë 42 kilometra në vendin e parë për meshkuj u rendit ukrainasi Bogdan Semenovych, ndërsa për femra në vendin e parë e fitoi Valentyna Veretska, po nga Ukraina.

Në kategorinë Half Marathon 21 kilometra në vendin e parë për meshkujt u rendit Dmytro Didovodiuk, ndërsa për femra kampionia shqiptare e Evropës, Luiza Gega.

Maratona e Tiranës 2022 u organizua nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe me mbështetjen e institucioneve dhe organizatave të ndryshme, ndërsa pjesë e saj ishin vrapues profesionistë dhe amatorë nga shtete të ndryshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın