Hüseyin Burak Demirer
26 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS) për herë të 30-të këtë vit ka zgjedhur arbitrat më të mirë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës në faqen e internetit të IFFHS-së, votimi për arbitrat më të mirë në vitin 2016 është organizuar për herë të 30-të me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe ekspertëve nga 56 shtete. Anglezi Mark Clattenburg, i cili gjykoi finalen e Kampionatit Evropian dhe Ligës së Kampionëve, për herë të parë në karrierën e tij këtë vit është shpallur fitues i çmimit me 141 pikë.
Ndërkaq, arbitri italian fitues në votimin e vitit 2014 dhe 2015, Nicola Rizzoli, ka zënë vendin e dytë me 65 pikë, ndërsa arbitri më i mirë për vitin 2011 Macar Viktor Kassai është radhitur i treti me 55 pikë.
Arbitri turk i cili vitin e kaluar zuri vendin e tretë, këtë vit është radhitur i pesti me 28 pikë.
Dhjetë arbitrat që kanë marrë më së shumti vota radhiten si në vijim:
- Mark Clattenburg (Angli) 141 pikë
- Nicola Rizzoli (Itali) 65 pikë
- Viktor Kassai (Hungari) 55 pikë
- Jonas Eriksson (Suedi) 43 pikë
- Cüneyt Çakır (Turqi) 28 pikë
- Björn Kuipers (Holandë) 28 pikë
- Felix Brych (Gjermani) 26 pikë
- Martin Atkinson (Angli) 20 pikë
- Damir Skomina (Slloveni) 19 pikë
- Nestor Pitana (Argjentinë) 14 pikë