Fikret Kavğalı
01 Shtator 2022•Përditësim: 02 Shtator 2022
Mario Balotelli, dikur shpresa e madhe e futbollit italian, i cili njihet për ndërrimin e klubeve dhe sjelljet të keqe, sërish ka ndryshuar klubin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Balotelli largohet nga klubi turk Adana Demirspor dhe kalon në Sion të Zvicrës.
Adana Demirspor ka njoftuar zyrtarisht se është arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit tek Sion për 2.6 milionë euro.
“Falënderojmë Balotellin për kontributin e tij të deritanishëm dhe i urojmë suksese në klubin e tij të ri”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Ai mbërriti në Adana Demirspor në vitin 2021 dhe shënoi 18 gola në 33 ndeshje për skuadrën turke.
Balotelli (32) në karrierën e tij deri më tani ka luajtur për klubet si Inter, Manchester City, AC Milan, Liverpool, Marseille dhe Brescia.
Ai ka 36 paraqitje për kombëtaren italiane dhe ka shënuar 14 gola.