Emre Aşıkçı
13 shtator 2023•Përditësim: 15 shtator 2023
Futbollisti italian Marco Verratti është transferuar te skuadra e Katarit Al-Arabi nga Paris Saint-Germaini (PSG) i Francës, transmeton Anadolu.
“Drejtoria e klubit Al-Arabi ka nënshkruar kontratë me yllin italian Marco Verratti, i ardhur nga Paris Saint-Germain, për një periudhë trevjeçare, duke përmbyllur kështu numrin e profesionistëve të ekipit tonë për sezonin sportiv 2023-2024”, thuhet në një deklaratë të klubit.
Verratti ka fituar nëntë tituj të ligës, së bashku me gjashtë kupa të Francës, si lojtar i PSG-së.
Ndërkohë, 30-vjeçari i dha fund një qëndrimi vezullues 11-vjeçar me parisienët.
Në një deklaratë, Paris Saint-Germain lavdëroi Verrattin, duke thënë: “Një lexues i jashtëzakonshëm i lojës, si dhe fitues i shkëlqyer i topit, Verratti gjithashtu ka shkëlqyer me ekipin e tij kombëtar që kur bëri debutimin e tij për ta në 2012”.
Detajet financiare të marrëveshjes, megjithatë, nuk janë zbuluar.