Sport

Marc Marquez fiton kampionatin botëror në MotoGP 2025

Marquez siguroi titullin e shtatë kampion bote në karrierën e tij, duke u barazuar me legjendën italiane të motoçiklizmit Valentino Rossi.

Emre Aşıkçı  | 28.09.2025 - Përdıtësım : 30.09.2025
Marc Marquez fiton kampionatin botëror në MotoGP 2025

Stamboll

Marc Marquez nga skuadra “Ducati Lenovo” fitoi të dielën titullin e tij të shtatë kampion bote në MotoGP, transmeton Anadolu.

Gara e 17-të e sezonit në eventin më të rëndësishëm të garave me motorë u zhvillua me 24 xhiro në pistën Motegi në Japoni.

Marquez përfundoi i dyti pas shokut të tij të skuadrës, Francesco Bagnaia, i cili përfundoi garën me kohë 42 minuta e 09,312 sekonda.

Piloti spanjoll përfundoi 4,196 sekonda pas Bagnaias, ndërsa Joan Mir i ekipit “Honda HRC Castrol”, gjithashtu nga Spanja, mori vendin e tretë, 6,858 sekonda pas liderit.

Pavarësisht se përfundoi si nënkampion në këtë garë, Marquez siguroi titullin e shtatë kampion bote në karrierën e tij, duke u barazuar me legjendën italiane të motoçiklizmit Valentino Rossi.

Marquez shpërtheu në lot pas triumfit, duke thënë: “Është e pamundur madje të flas. Dua vetëm të shijoj këtë moment. Ishte vërtet e vështirë, ishte jashtëzakonisht e vështirë, por tani jam në paqe me veten time”.

Gara e 18-të e sezonit, Çmimi i Madh i Indonezisë, do të zhvillohet më 5 tetor.

Top 5 pilotët në renditjen e MotoGP-së:

Marc Marquez (Spanjë) – 541 pikë

Alex Marquez (Spanjë) 340 pikë

Francesco Bagnaia (Itali) – 274 pikë

Marco Bezzecchi (Itali) – 242 pikë

Franco Morbidelli (Itali) – 196 pikë

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın