Manuel Neuer sërish lëndohet në stërvitje
Bayern ka njoftuar se portieri gjerman në stërvitje ka lënduar këmbën e majtë.
Berlin
BERLIN (AA) - Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, përsëri u lëndua në stërvitje dhe mund të pushojë në ndeshjet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Bayern ka njoftuar se portieri gjerman në stërvitje ka lënduar këmbën e majtë.
Neuer nuk do të mbrojë në ndeshjen kundër Schalke 04 e cila është në program të martën.
Gazeta gjermane "Bild" shkruan se portieri 31-vjeçar për shkak të lëndim mund të pushojë deri në janar.
Në prill të vitit të kaluar, Neuer lëndoi këmbën e tij të majtë dhe pushoi deri tre javë më parë kur mbrojti në ndeshjen kundër Werder Bremen.